Prespa e lashtë prej 3.100 vitesh, ekspertët sjellin fakte të reja

5e1b87780dc7e7b056cbad70261a3aaf

Ekspertët e arkeologjisë sjellin fakte të reja për liqenin e Prespës.  Faktet thonë se vendbanimet në këtë zonë datojnë që prej 3.1000 vitesh.

Ekspedita me zhytës dhe arkeologë nga Instituti i Arkeologjise ka dalë në këtë përfundim pas gjetjeve nënujore.

“Janë rreth 3 mijë vjet që ka ekzistuar ky vendbanim. Është me mjaft interes, pasi duke u përqendruar në këto gjetje dhe tek të dhënat shkencore që marrim nga ky vend, kemi mundësi që të bëjmë edhe krahasime me zonat e tjera të gërmuara deri më tani në tokë, apo përtej kufirit në Maqedoni e Greqi”, thotë Dr.Adrian Anastasi, drejtues i Arkeologjisë Nënujore të Institutit të Arkeologjisë.

Drejtuesi i Ekspeditës thotë se enët dhe materialet e gjetura ruajnë thuajse tërësisht formën e tyre, për shkak se Prespa nuk është prekur nga elementë agresivë natyrore.

prespa-640x400

Një mbrotjës shumë i mirë ndaj degradimit të materialit arkeologjik është tabani i liqenit në formen e llumit i cili prek hapësirën e 7 hektarëve.

Kërkimet e bëra do të shërbejnë si një trashëgimi kulturore e vendit e cila duhet të ruhet dhe promovohet për vlerat që kjo zonë mbart.

presp-640x384

Pin It