Kushtet e reja për legalizimin e shtesave

 

legalizimet-5-kategorite-e-reja-qe-fitojne-si-paguhet-fatura

Kriteret për legalizimin e shtesave të banesave dhe shtëpive kanë ndryshuar sërish. Vendimi i ri i qeverisë përcakton të gjitha mënyrat e legalizimit të shtesave të objekteve, të njohura si ndërtime informale.

Për t’u legalizuar këto objekte duhet të plotësojnë kushtet për regjistrim si më poshtë:

  1. i) më shumë se 50% e sipërfaqes së bazës së ndërtimit disponohet nga poseduesi i tij (në bazë të informacionit nga ZVRPP¬ja ose dokumentit të pronësisë) apo është në pronësi shtetërore; ose
  2. ii) pronari i ligjshëm i truallit të zënë shpreh, nëpërmjet një deklarate noteriale, vullnetin për heqjen dorë nga e drejta e zhvillimit të parcelës ndërtimore apo miratimin e legalizimit në favor të poseduesit, duke pranuar trajtimin përmes kompensimit financiar; ose

iii) poseduesi i ndërtimit informal është bashkëpronar në truall, pavarësisht nga masa e pjesës takuese ideale të tij; ose

  1. iv) ndërtimi informal është shtesë pa leje në lartësi; ose
  2. v) në rastin e shtesës anësore pa leje, sipërfaqja e bazës së shtesës është më e vogël se 50% e sipërfaqes së bazës së objektit/pallatit ekzistues.

Përjashtohen nga legalizimi objektet që cënojnë hapësirat dhe institucionet publike.

 

Pin It