INSTAT: Popullsia në Shqipëri drejt plakjes

plakje

Të dhënat e INSTAT për ecurinë e popullsisë në vend tregojnë se popullsia në Shqipëri po plaket.

Raporti i INSTAT për vitin 2016 tregon se përqindja e të rinjve ra nga 27,3 % në 26,7 % vitin e shkuar, ndërkohë që raporti i varësisë së të moshuarve ka pësuar rritje nga 18,4 % në 18,9 %.

Nga viti 2010 deri në vitin 2016 është vënë re një ulje e vazhdueshme e numrit të lindjeve. Nga ana tjetër është rritur jetëgjatësia dhe është rritur pjesa që zenë të moshuarit në popullsinë e Shqipërisë.

Gjatë vitit 2016 lindën rreth 32 mijë foshnje, ndërsa ndërruan jetë rreth 21 mijë persona. Shtesa natyrore e popullsisë ishte pozitive me rreth 11 mijë persona.

Popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2017 rezultoi 2.88 milionë duke pësuar rritje për herë të parë që nga viti 2001. Nga ana tjetër, migracioni neto ka pësuar një rritje në krahasim me vitin e mëparshëm edhe pse vazhdon të mbetet negativ.

Pin It