Ushqimet që ju plakin para kohe

Cilat janë ushqimet dhe pijet që favorizojnë plakjen e lëkurës duke na bërë të dukemi më të vjetër nga ç’jemi? Ariel Ostad, dermatologe me famë botërore rëndit në faqen e internetit “Health” 8 prej tyre.

8) Limonat

Ajo që dihet është që të gjitha agrumet shkatërrojnë smaltin e dhëmbëve, por në bazë të studimit të Ostad limoni është shkatërrimtari më i madh.

7) Mishi i kuq

Sapo hyn në organizëm çliron radikalët e lirë që janë dëmtuesit kryesorë të proceseve rigjeneruese të lëkurës. Nuk këshillohet eleminimi i tij, por përdorimi në mënyrë të kufizuar.

6) Ushqimet pikante

Këshillohet përdorimi i moderuar i tyre. Çdo tip lëkure është e ndjeshme ndaj këtyre ushqimeve dhe për të mos folur që shkaktojnë edhe çrregullime në menopauzë.

5) Qoftet dhe sallamet

Për të mos folur për potencialin e shqetësimeve kardiovaskulare që mund të sjellin, këto prodhime përmbajnë konservantë që në shumë raste irritojnë lëkurën duke shkaktuar edhe rrudha të parakohëshme.

4) Gjella me kripë dhe kripa me karar

Dora e rëndë me të në kuzhinë për një kohë të gjatë mund t’ju plakë më shpejt nga sa pretendoni. Këtu nuk përjashtohen as ata që nuk e përdorin fare në sallata apo gjellë. Disa ushqime, thotë Ostad, përmbajnë vetë sasi të mëdha kripe.

3) Mishi i skuqur

Për shumë persona është i parezistueshëm, por efektet e tij në plakjen e lëkurës janë të mëdha. Për t’i minimizuar këto këshillohet heqja dhe flakja tutje e pjesëve të djegura që përmbajnë acide që dëmtojnë kolagjenin.

2)  Alkooli

Përvec sasisë së sheqernave që çliron në gjak, alkooli ndikon edhe në bërjen e një gjumi të parehatshëm dhe s’ka asgjë më të dëmshme për lëkurën se sa një gjumë i parehatshëm.

1) Embëlsirat

Shumë sheqer në gjak dëmton kolagjenin e lëkurës duke e bërë këtë të fundit që të humbasë.

Pin It