Retë “e rënda”, një tjetër mrekulli e Kur’anit

Rëndom mund të na ketë ndodhur të  hedhim vështrimin tonë drejt qiellit me re e të hulumtojmë rreth tyre. Shtëllungat e reve mund të na jenë dukur si të ishin prej pambuku ose një mase tymi e bardhë. Rrjedhimisht kemi menduar se retë janë të lehta   pupël. Mirëpo çfarë thotë Kur’ani Famëlartë në lidhje me këtë?

“Ai i lëshon erërat si myzhde pranë mëshirës (shiut) së Tij. E kur ato (erërat) bartin re të rënda ( të mëdha), Ne i sjellim mbi një tokë të vdekur dhe lëshojmë në të ujin (shiun), dhe me të (me ujin) nxjerrim të gjithë frutat. Kështu i nxjerrim (i ngjallim) të vdekurit, në mënyrë që që ta përkujtoni (fuqinë e Zotit).” (Araf;57)

Kur’ani i madhërishëm i cilëson retë si të rënda e të mëdha. Logjika e momentit mund të na bëjë konfuzë , por ajo që thotë shkenca e viteve të fundit do t’ju mahnisë.

Sipas studimeve të fundit reja e quajtur “Cumulonimbus” ose thënë ndryshe “Reja e stuhisë” përmban rreth 300.000 ton ujë. Qëndrimi i kësaj sasie gjigante uji në qiell pa asnjë mbështetje apo mbajtëse tjetër përveç resë, është mahnitës. Më mahnitës është  fakti se të gjitha këto ishin të shkruara në Kur’an rreth 1400 vite më parë. Në kohën kur u shpallën këto ajete në Kur’an, njerëzit nuk kishin asnjë lloj informacioni në lidhje më peshën. Për më tepër, shumë prej nesh deri më sot mund t’i kemi ditur ato të lehta pupël. Kjo mrekulli është thjeshtë një shembull më shumë, që vërteton se Kur’ani Famëlartë është fjala e Atij që mban qindra, mijëra ton ujë në re, pa as një mbështetës dhe jo vetëm.

“ Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. Për ata që Allahun e përmendin kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe që thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke arritur në konkludimin): ‘Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!” (Ali Imran: 190-191)

Pin It