Jepen shpërblimet për bebet e lindura në 2009-ën dhe 2015-ën

Afati për regjistrimin e adresave të banimit të qytetarëve është deri më 30 janar 2018, pas kësaj date individët do të përballen me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe gjoba, njoftoi Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE). Ministria e Punëve të Brendshme dhe OSHEE, ka nisur që ne muajin mars të vitit të kaluar, zbatimin e projektit “Një qytetar, një adresë”, që pajis çdo qytetar me një numër personal identifikimi në momentin e kryerjes së regjistrimit të adresës së banimit. Sipas njoftimit të OSHEE-s, regjistrimi kryhet falas deri në afatin 30 janar 2018, pas kësaj periudhe ky proçes do të bëhet me pagesë.

Vijon dhënia e shpërblimeve për bebet. Në Thesarin e Shtetit ditët e fundit janë kryer pagesat e radhës nga Bashkia e Tiranës, por edhe bashkitë e tjera për shpërblimin prej 5 mijë lekësh për bebet. Gazeta “Shqiptarja.com” pyeti pranë Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Financave, të cilat thanë se janë bërë pagesa për bebet e lindura në vitin 2009, por edhe për vitin 2015. Prej disa vitesh shpërblimi për bebet nuk është bërë në kohën e duhur, duke bërë që familjet të mos marrin pagesën prej 5 mijë lekë të reja. Bëhet fjalë për shpërblimin që jep shtetit për çdo fëmijë që lind, por edhe shpërblimi shtesë që jep vetëm e Bashkia e Tiranës për fëmijët e sapolindur.

Pagesat e dhjetorit

Në fund të muajit dhjetor u bën pagesat e prapambetura për shpërblimet e bebeve. Në dhjetor u dhanë shpërblimet nga vitit 2011 deri në 2015, kohë kur Bashkia e Tiranës nuk e kishte dhënë pagesën prej 5 mijë lekë të reja. Për të marrë shpërblimin të gjitha familjet duhet të bëjnë aktiv numrin e llogarisë bankare, pasi një pjesë e pagesave nuk janë bërë pikërisht për shkak të mungesës së numrave të llogarive bankare. Për këtë familjet duhet të shkojnë pranë minibashkive.

Por si përfitohet shpërblimi për bebet?

Nëpunësit e shërbimit të gjendjes civile do të regjistrojnë të gjithë fëmijët e paregjistruar. Për rastet e regjistrimit të lindjeve të ndodhura brenda vendit të cilat deklarohen brenda afatit 60-ditor nga dita e lindjes, nëpunësi i gjendjes civile do të mbajë aktin e lindjes dhe do të pajisë të interesuarin me certifikatë lindje, në të cilën duhet pasqyruar saktë data e lindjes dhe data e mbajtjes së aktit të lindjes.

Për rastet e regjistrimit të lindjeve të ndodhura jashtë shtetit, të cilat deklarohen brenda afatit 90-ditor nga dita e lindjes, nëpunësi i gjendjes civile do ta pajisë të interesuarin me certifikatën e lindjes në të cilën do të pasqyrojë saktë datën e lindjes dhe datën e mbajtjes së aktit, kur akti mbahet në këtë zyrë ose datën e regjistrimit në Regjistrin Kombëtar të

Gjendjes Civile për raste kur akti është mbajtur jashtë shtetit. Nëpunësi i zyrës së gjendjes civile, pasi vëren se rasti përmbush kriteret, e pajis të interesuarin me certifikatën e lindjes së fëmijës me shënimin “Për efekt shpërblimi, nga regjistrimi i lindjes brenda afatit ligjor”. Për të gjitha këto raste, zyra e gjendjes civile harton një listë mujore dhe e dërgon në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe një kopje zyrës së financës përkatëse.

I interesuari me certifikatën e lindjes duhet të paraqitet në zyrën e financës së bashkisë/njësisë bashkiake përkatëse, për të tërhequr shumën prej 5000 lekë. Punonjësi i ngarkuar nga kryetari i bashkisë/njësisë administrative, pasi administron certifikatën e lindjes me shënimin “Për efekt shpërblimi, nga regjistrimi i lindjes brenda afatit ligjor”, e verifikon me listën e hartuar nga zyra e gjendjes civile, kryen pagesën dhe në fund të çdo muaji harton listën e shtetasve, të cilët kanë përfituar nga ky shpërblim. Brenda datës 5 të muajit pasardhës, kryetari i bashkisë/njësisë administrative, dërgon pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme kërkesën për fond, të shoqëruar me listën emërore të fëmijëve të regjistruar brenda afatit ligjor dhe që kanë përfituar/do të përfitojnë shpërblimin. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile përgatit pasqyrën përmbledhëse për njësitë shpenzuese që kanë paraqitur kërkesë për fond dhe çdo dy muaj e dërgon pranë Drejtorisë së Politikave Financiare.

Vitet

“Shqiptarja.com” pyeti pranë Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Financave, të cilat thanë se janë bërë pagesa për bebet e lindura në vitin 2009, por edhe për vitin 2015. Duhet të dorëzoni numrin e llogarisë bankare

/Shqiptarja.com/

Pin It