Ekspertët përgjigje për dendësinë e flokëve të bebes pas qethjes

Shumica e prindërve besojnë që pas qethjes së parë të bebes flokët do të jenë më të dendur, ndërkaq ekspertët japin përgjigjen se a është e vërtetë…

Është e pamundur të parashikohet se çfarë flokësh do të ketë bebja juaj në momentin e lindjes. Derisa disa lindin me flokë jashtëzakonisht të dendur, shumica e bebeve kanë shumë pak flokë.

Mirëpo, shumica e prindërve shpresojnë që pas qethjes së parë flokët e bebes së tyre do të forcohen dhe do të bëhen më të dendur. Fatkeqësisht, ekspertët theksojnë që kjo nuk është e vërtetë.

Qethja nuk ka lidhje me atë se sa do të jenë të dendur flokët e bebeve. Flokët rriten nga folikula nën lëkurën e kokës, dhe pastaj atë që e bëni me flokët në sipërfaqe nuk

ndikon në flokët të cilat zhvillohen në folikulë.

Kur flokët e prerë sërish rriten, mbase do të na duket që janë më të dendur, sepse skajet janë të së njëjtës gjatësi, ndërkaq qimet veç e veç kalojnë nëpër ciklin e pushimit dhe të rritjes.

Prandaj, është normale që bebja t’i humbë flokët të cilat i ka pasur menjëherë pas lindjes, gjë që ndodh përafërsisht rreth muajit të katërt.

Do të nevojitet një kohë që flokët e reja sërish të rriten, ndërkaq kur ndodh rritja e tyre, mund të kenë plotësisht strukturë tjetër, madje edhe ngjyrë tjetër.

Mirëpo, sado që bebes ia qethim, ia rruajmë apo ia krehim flokët, flokët nuk do të bëhen më të dendur.

Pin It