Temperaturat e larta po zhdukin “Great Barrier Reef”, zonën koralore më të pasur në botë

Është fakt që mrekullitë natyrore nuk janë vetëm mbi sipërfaqen e tokës, por edhe në thellësitë e detit. Këtë botë magjike të stolisur me korale e peshq të ndryshëm shumëngjyrësh, kanë kënaqësinë ta shijojnë ata që janë të apasionuar me artin e zhytjes. Pikërisht zhytësit janë ata që do të trishtohen më shumë me këtë “tragjedi” që po ndodh në thellësitë e detit të Queensland-it.

Sipas studimeve të fundit, Great Barrier Reef në Australi është praktikisht e vdekur. Bëhet fjalë për zonën koralore më të pasur në botë.

Pak ditë më pare mbërriti alarmi nga  Greenpeace Australia; rritja e temperaturave, shkaktuar nga ndryshimet klimatike po i përvëlon koralet.

Në vitin 2016, struktura më e madhe e koraleve që ekziston në botë, në fakt po përballet me tkurrjen me të madhe të sipërfaqes nënujore, shkaktuar nga rritja me 4 gradë e temperaturave në det.

Sipas shkencëtarëve, kjo ka bërë që 90% koraleve të zbardhen dhe 20% të ngordhin. Në zonën e veriut të Great Barrier Reef, Australi dy të tretat e koraleve janë zhdukur.

Pin It