‘Fshati më i shëndetshëm në botë’ tregon arsyet e jetëgjatësisë

Fshati Pioppi në Italinë Jugore është fshati më i shëndetshëm në botë.

Këtë e thotë kardiologu Aseem Malhotra, i cili studioi fshatin më të shëndetshëm në botë dhe  zbuloi sekretin e jetëgjatësisë së banorëve të kësaj zone, te cilet jetojnë deri në moshën 100 vjeçare.

Sekreti i jetëgjatësisë së tyre me një shëndet të plotë, rezulton të jetë mosngrënia e sasisë së madhe të sheqerit. Kështu një gjë e tillë bën që këta fshatarë të kësaj zone rrallë herë vuajnë nga diabeti apo sëmundjet e zemrës.

Po ashtu disa faktorë të tjerë kryesor ishin dhe mungesa e stresit dhe berja e shtatë orëve gjumë për një natë. Poppin mbrohet nga UNESCO si shtëpia e dietës mesdhetare.

Pin It