Truku i vogël për flokë të shëndetshëm e pa zbokth

Me ndryshimin e stinës, natyrshëm përballemi me probleme shëndetësore si alergjitë, virozat e ndryshme si dhe rënia e flokëve. Flokët janë një element i rëndësishëm i pamjes së jashtme dhe  i estetikës së secilit, për këtë arsye kujdesi ndaj tyre është i domosdoshëm. Nëse keni flokë të dobët dhe zbokth, ky truk i vogël, me vetëm një përbërës, do t’ju bëjë të merrni rezultatin e dëshiruar.

Mjafton të shtoni një lugë me sheqer në shampon tuaj. Kjo metodë është sugjeruar nga Francesca Fusco e “Wexler Dermatology”, e cila thotë se duke shtuar pak sheqer në shampo, lëkura e vdekur e skalpit të kokës do të largohet.

Më pas bëni maska për flokë të shëndetshëm dhe efekti do të jetë më i fortë për shkak të sheqerit që keni futur në shampo. Flokët tuaj do të jenë më të ndritshëm dhe më të ushqyeshëm.

Nëse ju e kaloni masën, atëherë  lëkura do të ju irritohet dhe efekti do të jetë i kundërt. Këtë përgatitje duhet ta përdorni 3-5 herë.

Pin It