Ushqimet që e luftojnë aneminë

Anemia prek miliona njerëz ku shumica janë femra. Anemia shfaqet kur numri i rruazave të kuqe të gjakut është shumë i ulët dhe niveli i hemoglobinës në gjak bie poshtë normales.

Hekuri dhe proteinat janë të domosdoshme, është e nevojshme që trupi të furnizohet me oksigjen dhe ushqyes.

Kjo është arsyeja se pse duhet ta pasuroni dietën tuaj me ushqime të pasura me hekur, vitaminë B12 dhe acid folik. Ja disa sugjerime:

Soja dhe drithërat

Shumica e bimëve leguminoze janë të pasura me hekur, por ato duhet të zgjidhen me kujdes, sepse disa përmbajnë acid fitik, i cili e vështirëson absorbimin e hekurit..

Gjysma e kërkesave ditore për hekur sigurohet me vetëm një filxhan sojë të gatuar. Ajo ka pak yndyrë dhe shumë proteina.

Një dietë është e këshillueshme për të luftuar aneminë

Mishi
Mëlçia (pulës, gjelit të detit, lopës…) është një burim i pasur i hekurit, por edhe mishi i pastër i kuq. Trupi përmes këtij ushqimi më lehtë e absorbon hekurin, ndërsa do të siguroni dhe vitaminë B.

Konsumoni edhe kungull dhe fara kungulli. Spinaqi kurrsesi mos e anashkaloni, sepse është i pasur me një mori të vitaminave dhe ushqyesve .

Frutat

Shega është plot me vitaminë C, A dhe E, fibra, kalium dhe hekur. Konsumojeni atë të freskët ose në formë të lëngut, hani kajsi të thata, të cilat janë të pasura me hekur, por edhe rrush të thatë.

Pin It