Llixhat, rëndësia në shëndetin tonë

Ujërat termale në vendin tonë përveçse kanë një bukuri mahnitese luajnë gjithashtu një rol kyç në kurimin e sëmundjeve të ndryshme dhe në parandalimin e disa të tjerave.

Uji termal nuk është gjë tjetër veçse një ujë që qarkullon poshtë tokës. Duhet theksuar se është gjithmonë në kontakt me gurë të ndryshëm dhe del në sipërfaqe në formën e një burimi termal. Ky ujë është i pasur me minerale dhe obligo-elemente.

Përbërja e këtyre ujërave është e veçantë bazuar në vendin ku ato gjenden dhe kalojnë, si dhe bazuar në kripërat minerale që përmbajnë. Bazuar në kripërat minerale që përmbajnë ato ndahen në ujëra me shumë bikarbonat, sulfat, sulfur apo klor.

Personat që vizitojnë këto vende duhet të kenë parasysh faktin që nëse janë në një fazë akute, pas operacioneve të ndryshme duhet të kalojnë një herë këtë fazë, për rreth dy-tre muaj, e pastaj të bëjnë llixha.

Ndërsa personat që kanë kaluar infarkt apo trompozë cerebrale duhet të presin një vit e pastaj të bëjnë llixha.

Duhet të dini se nuk këshillohen të bëjnë llixha në mënyrë kategorike personat që vuajnë nga skleroza e rëndë, epileptikët dhe ata që kanë ënjtje të këmbëve, marrje fryme apo që vuajnë në shkallë të lartë nga variçet.

Njëkohësisht grave shtatzëna në tremujorin e parë dhe të fundit iu ndalohen këto ambiente.

Pin It