Katër dimensionet e Imanit

Katër nivelet e vetëdijes marifeti (njohja, dija), tasdiku (besimi), ikrari (pohimi me gojë) dhe ameli (vepra), janë në fakt katër dimensionet e imanit (besimit), megjithatë këto katër dimensione paraqiten në tre qendra: mendje, zemër dhe trup.

Dija manifestohet në tru, besimi në zemër, ndërsa pohimi dhe vepra manifestohen në trup. Këto dimensione pra mund të përkufizohen si: dituria, ndjenja, fjala, vepra, ose si: teoria, ndjenja, deklarimi dhe praktika. Marifeti është besimi i trurit, tasdiku është besimi i zemrës dhe në fund ikrari dhe ameli janë besimi i trupit.

Marifeti dhe tasdiku janë reflektimi i brendshëm i imanit, ndërsa ikrari dhe ameli janë reflektimi i jashtëm i tij. Në qoftë se këto katër nivele të vetëdijes i analizojmë duke marrë për bazë Islamin atëherë mund të themi se marifeti dhe tasdiku janë imani, ndërsa ikrari dhe ameli janë Islami.

Pin It