Borchardt: Mbështesim procesin e dekriminalizimit

Berd-Borchardt

OSBE do të mbështesë procesin e dekriminalizimit në Shqipëri.

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, siguroi ministrin e Drejtësisë Petrit Vasili se do të mbështesë vendin në implementimin e kuadrit të ri ligjor për reformën në drejtësi.

Në këtë takim, ambasadori gjithashtu e njohu ministrin Vasili me disa projekte aktuale përmes të cilave prezenca e OSBE po e asiston aktualisht sistemin e drejtësisë. Këto projekte lidhen kryesisht me shërbimin e provës, sistemin penitenciar.

Borchardt e cilësoi Ministrinë e Drejtësisë si një nga partneret më të afërta dhe më të mira dhe nga ana tjetër ministri i drejtësisë Vasili inkurajoi Borchardt për të vazhduar punën duke garantuar mbështetjen maksimale nga institucioni që ai drejton.

Pin It