Nis puna për ndërtimin e banesave për 50 familje të komunitetit rom

v4-c1200x600

Bashkia e Tiranës nisi ditën e premte punën për ndërtimin e banesave të reja për 50 familje të komunitetin rom në Shkozë. Ky projekt financohet nga  zbatimin e projektit të “IADSA” dhe synon krijimin e kushteve më të mira dhe përmirësimin e jetës sociale të komunitetit rom që banon në këtë zonë.

I pranishëm në nisjen e punimeve për projektin “New House-New Life: Rehabilitation of Roma Community Settlement”, në Shkozë ishin dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe Ministri për Financat, Arben Ahmetaj.

Veliaj u shpreh se ndërtimi i banesave të reja është një lajm i mirë për anëtarët e komunitetit rom, të cilët janë strehuar përkohësisht në qendrën sociale të Shkozës. Në pak muaj 50 familje do të kenë banesa me të gjithë kushtet dinjitoze të jetesës, të higjienës dhe hapësirës së nevojshme.

 

Pin It