Polonia, projekton aeroportin gjigant ndërkontinental

Polonia ka hedhur një hap të rëndësishëm në projektin e saj për të ndërtuar një aeroport gjigant që pritet të zëvendësojë, deri në vitin 2027, atë të Varshavës dhe t’i shërbejë gjithë Europës Qendrore.

Aeroporti i quajtur “Solidaritet” dhe që synon të bëhet një qendër ndërkontinentale për Poloninë dhe vendet fqinje, pritet të ndërtohet rreth 40 kilometra në perëndim të Varshavës.

Kapaciteti i tij në hapje do të jetë 45 milionë udhëtarë në vit dhe mund të arrijë deri në 100 milionë.

Projekti pritet të përfundojë në vitin 2019 dhe ngritja e parë  e një avioni linje do të zhvillohet në fund të vitit 2027 ose fillim vitit 2028.

Sipas një dokumenti paraprak vlera totale e këtij projekti do të arrijë 8,2 miliardë euro, ku 4,2 miliardë do të shkojnë për aeroportin, 2,1 miliardë për stacionin dhe linjën hekurudhore dhe 1,6 miliardë për përshtatjen e rrjetit rrugor.

Pin It