Gjashtë shtetet në botë që nuk kanë aeroport

Ekziston një numër i vogël shtetesh në të cilat shkohet, por jo me avion, pasi aty nuk ka aeroport. Se si shkohet do ta zbuloni në artikullin e mëposhtëm.

1. Vatikani, si një zonë me 109 hektarë , e vendosur në mes të Romës, nuk ka aeroportin e vet. Vizitorët mund të arrijnë lehtë atje nëpërmjet kryeqytetit italian.

2. Ngjashëm, San Marino është gjithashtu i rrethuar nga toka italiane. Vendi i pestë më i vogël në botë, ka rreth 33,000 banorë dhe është vetëm nëntë milje nga Aeroporti Ndërkombëtar Federico Fellini në Rimini të Italisë.

3. Për të vizituar Monakon , vendi i dytë më i vogël në botë pas Vatikanit duhet të kaloni përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Nice  Francë , që është vetëm 25 minuta udhëtim deri në Monaco, vend ky që ka vetëm 38,500 banorë.

4. Ndërsa për të shkuar në Lichtenstajn, do të duhet të kaloni shfrytëzoni aeroportin e Zvicrës, St Gallen-Altenhrein, 24 milje larg kryqytetit.

5. Poashtu aeroport nuk ka as Andora. Vend ky që mjafton vetëm 25 milje ta ngasësh makinën për ta parë nga njëri cep në tjetrin. I shtrirë në një luginë të vargmaleve Pirinej, nënkupton që ndërtimi i një piste të aeroportit do të ishte e vështirë, kështu që vizitorët mund të arrijnë përmes Spanjës apo Francës. Opsioni më i afërt për kryeqytetin e Andorës është Aeroporti Girona-Costa Brava në Spanjë.

6. Nuk ka udhëtim direkt as për Palestinë, por Aeroporti Ndërkombëtar i Ben Gurionit në Izrael është vetëm 15.5 km larg nga Betlehemi.

Pin It