Kinë: Ndërtojnë hekurudhën vetëm për 9 orë

Kina befason sërish duke ndërtuar një hekurudhë për një kohë rekord. Rreth 1,500 punëtorë shpenzuan  nëntë orë për të ndërtuar hekurudhën e një stacioni të ri treni në provincën Fujian të Kinës.

Shtatë trena dhe 23 eskavatorë ndihmuan në realizimin e këtij projekti.

Një video nga ajri e publikuar nga  Pear tregon se si punonjësit e ndërtimit lidhën tre hekurudha kryesore, Ganlong Railway, Ganruilong Railway dhe Zhanglong Railway me hekurudhën Nanlong Railway.

Ata gjithashtu instaluan sinjalistikat rrugore dhe një seri paisjesh për monitorimin e trafikut.

https://www.youtube.com/watch?v=enIZU_qAAOA

 

Pin It