Kur fëmija është i vogël dhe i ndjeshëm nuk këshillohet të kryhen udhëtime bashkë me të. Mirëpo shpeshherë rrethanat na detyrojnë të udhëtojmë bashke me të voglin tonë.
Gjëja më e mirë e mundshme është që fëmija të jetë jo më i vogël se 6 muaj. Kryesisht preferohet udhëtimi gjatë natës.
Vendet që duhen shmangur gjatë udhëtimit me një fëmijë janë vendet të cilat janë larg. Fëmija lodhet shpejt dhe është i ndjeshëm ndaj ndryshimit të orarit.
Zonat e larta malore nuk janë shumë të këshillueshme nëse do udhëtoni me fëmijën tuaj. Ulja e nivelit të oksigjenit është e rrezikshme për fëmijët e vegjël madje e rëndë. Kjo sepse jo të gjithë fëmijët kanë të njëjtin reagim ndaj lartësisë.
• Për fëmijët më të vegjël se 1 vjeç, nuk duhet kaluar lartësia 1200 metra.
• Për fëmijët e moshës 1 dhe 2 vjeç nuk duhet kaluar lartësia 1800 metra.
• Për fëmijët e moshës nga 2 deri në 5 vjeç nuk përbën rrezik deri në 2500 metra lartësi.
• Për fëmijët e moshës 5 deri në 10 vjeç nuk duhet kaluar lartësia 3000 metra.
Ja disa këshilla që duhet të kini parasysh kur planikoni të udhëtoni me fëmijë të vegjël.
- Merrni gjithmonë rroba shtesë, pelena dhe ilaçe. Pavarësisht nëse mendoni se keni mjaftueshëm, ato nuk janë asnjëherë.
- Gjithmonë mbani një listë të kontakteve të emergjencës nëse do ju duhet.
- Merrni lodrat e preferuara të fëmijëve. Ato do i kërkojnë gjithmonë ato dhe në këtë mënyrë do i mbani të zënë
me diçka. - Merrni gjithmonë ushqime të gatshme me vete, në rast se fëmija ndihet i uritur.