Google sjell ‘kujdestarin në largësi’ kur fëmijët janë vetëm

Google ka patentuar një shërbim i njohur si kujdestar fëmijësh në distancë, i cili është projektuar për t’u kujdesur për fëmijët kur prindërit ose kujdestarët nuk janë aty.

Me anë të kamerave, është në gjendje të tregojë nëse fëmija është vetëm në një dhomë dhe ka mbetur pa mbikëqyrje. Sistemi ka edhe sensorë lëvizjeje, dritë, audio dhe prekje për të mbajtur foshnjet të sigurta pa u larguar nga dhoma ku ndodhen.

Google e quan “Pajisje dhe metodë për të mbrojtur fëmijët e pambikëqyrur në shtëpi.”

Në momentin që kuptohet se fëmija është i vetëm, sistemi bllokon çdo prizë elekrike duke i mbrojtur ata nga rreziku i elektricitetit.

Sistemi funksionon edhe me anë të email-it duke i shkruajtur prindit apo kujdestarit. Ajo do të dizajnohet për t’i dhënë prindërve paqen mendore kur e kanë fëmijën vetëm në një dhomë tjetër, ose kur e kanë lënë në duart e një kujdestari të papërvojë.

Ende nuk dihet nëse Google e ka konkretizuar këtë ide dhe se kur mund të dal në treg.

Pin It