Prindër kujdes! Rrezikoni t’i bëni vetë fëmijët të dhunshëm

Së fundmi një studim thotë se fëmijët që dënohen duke iu dhënë një shpullë kanë më shumë gjasa të jenë abuzues ndaj partnerëve në jetën e tyre.

 Rreth 800 të rinj janë përfshirë në një studim që dëshiron të tregojë se ata që janë qëlluar kur kanë qënë fëmijë kanë pasur tendencën të jenë agresivë kur të rriten.

Studimi zbuloi se të lëndosh fëmijën e çon drejt një sjelljeje më agresive dhe shumë të rritur që janë të dhunshëm në marrëdhënien e tyre e kanë vuajtur dhunën në fëmijëri.

Studimi i universitetit të Teksasit tregon se trendi për t’u bërë të dhunshëm kur të rriten i dedikohet gjinisë, moshës, edukimit prindëror, etnisë dhe abuzimeve në fëmijëri.

 

 

Pin It