Industria e telefonisë celulare ka arritur në një fazë shumë të rëndësishme së bashku me teknologjinë inovative duke kërkuar të sjellë gjëra të reja në treg.
Në epokën e smartphonëve raportet do të ndryshojnë.
Sipas Abi Research, kompani e teknologjisë së zbulimit, Apple nuk do të jetë më në krye, por do të ndjekë të tjerët.
Analistët kanë marrë në shqyrtim 10 kompanitë lider: Amazon, Apple, Facebook, Google, Huawei, Lenovo, LG, Microsoft, Nokia e Samsung për të parashikuar se cila nga këto kompani do të nxisë inovacionin në fushën e smartphonëve në vitet në vijim.
Sipas drejtorit të Abi Research, David McQueen, Google dhe Amazon shihen si dy kompanitë udhëheqëse, kjo pasi forca e tyre në sektorin e rritjes dhe në shkencat kompjuterike i bën ato më fleksibël për të sjellë risi të reja.