Ora që nuk tregon kohën

A keni dëgjuar ndonjëherë për orën që nuk tregon kohën? Ajo gjurmon vendndodhjen e miqve apo familjarëve tuaj kur ata janë në  udhëtim, mësim,punë, palestër.

Si punon ajo?

Njerëzit që dëshironi të kenë në këtë orë, duhet të instalojnë një aplikacion në telefonin e tyre dhe të shtojnë vendet që frekuentojnë më tepër si “shkollë” apo “punë”. Aplikacioni dërgon të dhënat e tyre tek ora. Për ata që janë të shqetësuar për privatësinë, shpikësi bën të ditur se në mënyrë konstante i fshin të dhënat nga serveri i vet.

Madje çdo përdorues mund të zgjedhë vetë çfarë vendndodhjeje do të shpërndajë. Ora pritet të shitet për 500 dollarë.

https://www.youtube.com/watch?v=9xBA6nY6a4k

Pin It