Sistemi i referimit elektronik shmang radhët e pacientëve

“Referimi elektronik i pacientëve nga mjeku i familjes tek mjeku specialist ka eleminuar radhët e pritjes, burokracitë e sorollatjet pa fund të qytetarëve për të marrë shërbimin shëndetësor, ju uroj një ditë të mbarë”

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social ‘facebook’ thekson se ofrimi i këtij shërbimi online kursen vetëm në Tiranë, çdo ditë plot 25 orë pune për mjekët, ndërsa kjo ka bërë të mundur 50 vizita mjekësore më shumë në ditë për pacientët.

Edhe pacientët janë shprehur të kënaqur nga ky shërbim, pasi sipas tyre nuk kanë me nevojë të presin në radhë për të kryer vizitat te mjeku specialist.

Mjekja e familjes, Edlira Lashi shprehet sistemi i referimit elektronik shmang radhët e pacientëve.

Pacientët tani më, thotë ajo, nuk kanë nevojë të sorollaten me dokumente në duar nga një qendër shëndetësore në një tjetër. “Sistemi u jep mundësinë e rezervimit të vizitave te mjeku specialist nga mjeku i familjes, duke përcaktuar datën dhe orën e paraqitjes së pacientit në qendrën shëndetësore.

Ndërsa mjekja alergologe Alkerta Ibranja, shpjegon se në momentin që pacienti paraqitet të mjeku specialist automatikisht shfaqet në ekran emri i pacientit dhe orari respektiv.

Mbas kryerjes së vizitës, thotë Ibranja, i gjithë informacioni i vizitës kalohet në kohë reale në sistem që automatikisht aksesohet edhe nga mjeku i familjes.

“Një nga përfitimet e këtij sistemi është edhe evitimi i grumbullimit të pacientëve. Dihet që çdo pacient ka orarin dhe ditën e vet të caktuar. Kjo mënyrë organizimi mundëson që pacienti që vjen, të marrë shërbimin më shpejt, pa pritje në radhë dhe sorollatje, por edhe mjeku ofron një shërbim më të mirë dhe më cilësor për qytetarin”, deklaron ajo./ATA/

Pin It