Kakavijë, radhë në doganë

Një problem në sistemin e kompjuterëve greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës në Gjirokastrës, ka shkaktuar radhë në doganë.Doganierët grekë lejojnë kalimit të personave me dokumente greke dhe ata të zonës Schengen. Si pasojë, qindra udhëtarë kanë kaluar natën në automjete pavarësisht temperaturave të ulëta dhe kalimi i kufirit i është lejuar vetëm personave të pajisur me leje qëndrimi në Greqi, por prej orës 6 të mëngjesit u penguan edhe ata, madje edhe të vetë shtetasve grekë.

Policia shprehet se një veprim të tillë e ka ndërmarrë për arsye të lidhura me sigurinë, ndërkohë që është njoftuar qendra operacionale për defektin mbi të cilin ende nuk ka një informacion se kur mund të zgjidhet.

Në lidhje me ngjarjen është njoftuar edhe konsullata shqiptare në Janinë, sikurse dhe ambasada e vendit tonë në Athinë.

Pin It