Rinis puna në doganat greke pas 72 orësh protesta

1463654699kapshticeeee

Duke filluar nga ora 6:00 e kësaaj të hëne nënpunësit e doganës greke në Kapshticë, Kakavijë, Qafë Botë dhe Tre Urat i janë rikthyer normalisht punës pas 72 orësh pretestash.

Pala greke lajmëroi që të enjten më datë 19 maj se në dy ditët e ardhshme doganat greke nuk do të funksiononin për 48 orë për shkak të një proteste që do të zhvillonin nënpunësit e doganave. Në fakt protesta zgjati edhe një ditë më shumë duke bërë që në pikat kufitare të greqisë të normalizohej puna vetëm mëngjesin e kësaj të hëne.

Ndërkohë mësohet se shkak për protestimin e tyre është bërë një projektligj që pritet të aprovohet në parlament. Projektligji parashikon krijimin e Autoriteti të pavarur  për Sekretariatin e Përgjithshëm të të Ardhurave Publike, që do të përfshijë edhe doganat.

Ata kërkojnë anulimin e projektligjit për “Organizimin dhe funksionimin e pikave kufitare tokësore”, si dhe transferimin e mekanizmit të mbledhjes së taksave jashtë Ministrisë së Financave.

Greva sh kaktoi probleme në qarkullimin e shtetasve shqiptarë, apo emigrantëve që lëvizin në 4 pikat kufitare me Greqinë: Kapshtica, Kakavija, Qafë-Bota dhe Tre Urat.

Pin It