Grevat, Dogana e Kapshticës për 48 orë e bllokuar

1463654699kapshticeeee

Duke filluar nga ora 7:00 e ditës së premte më datë 20 maj deri në orën 7:00 të ditës së dielë, dogana e Kapshticës në palën greke do të jetë jashtë funksionit. Shkak për këtë janë disa protesta të qytetarëve grekë.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat autoritetet doganore njoftojnë se të premten dhe të shtunën pala greke në doganën e Kapshticës nuk do të funksionojë për automjetet. Dogana do të jetë funksionale vetëm për këmbësorët ose për ndonjë rast emergjent të paparashikuar.

Situata pritet të normalizohet paraditen e ditës së dielë më datë 21 maj.

Kjo nuk është hera e parë që pika kufitare e Kapshticës paralizon punën për shkak të fermerëve të shtetit fqinjë të cilët protestojnë kundër disa sanksioneve të shtetit grek.

Pin It