Financat, 8.2% më shumë të ardhura nga tatimet dhe dogana

ministria-e-financave

Të ardhurat nga tatimet dhe doganat u rriten me 8.2 % gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2016. Kjo përqindje është e barasvlefshme me 12,7 miliardë lekë më shumë se gjashtë mujori i vitit 2015.

Sipas të dhënave statistikore të Ministrisë së Financave shuma e të ardhurave për periudhën janar-qershor arrin në 167.1 miliardë lekë.

Ndërsa në të njëjtën periudhë një vit më parë, nga tatimet dhe dogant u mblodhën gjithsej 154.3 miliardë lekë.

Pin It