Fier, impiant për prodhimin e energjisë elektrike nga mbetjet

13-junkenergy

Fieri do të ketë impiantin e menaxhimit të mbetjeve urbane, ku përmes djegies do të prodhohet energji elektrike. Në fillim të muajit shtator do të jetë gati procedura për paraqitjen e ofertës nga ana e Ministrisë së Mjedisit.

Impianti do të ketë kapacitet tretës prej 180-200 tonë mbetje në ditë, fuqia termike do të jetë 18.4 megavat, kurse ajo elektike 3.85 megavat. Prodhimi vjetor i energjisë elektrike pritet të jetë 28.7 milionë kwh energji.

Projekti vjen pak muaj pas propozimit të Korporatës Ndërkombëtare Financiare dhe USAID, të cilat thane se përpunimi dhe menaxhimi i mbetjeve janë një fushë potenciale për zhvillimin e partneriteteve mes publikut dhe privatit.

Ministria e Mjedisit bëhet kështu e para që do të vëjë në zbatim një projekt-ide të tillë dhe Fieri do të jetë qarku i parë që do të provojë prodhimin e energjisë elektrike nga përpunimi i mbetjeve.

Pin It