Duart, parashikuese të 4 sëmundjeve

02-hands-shaky-hands

Duart përveç funksionit të parë të tyre, arrijnë të zbulojnë disa faktorë rreziku për disa gjëndje shëndetësore. Më poshtë do të lexoni disa nga sëmundjet që zbulohen nga përformanca e duarve

Dridhja e duarve jep shenja të  sëmundjes së Parkinsonit

Duart mund t’ju dridhen pasi keni konsumuar shumë kafeinë ose si pasojë e efekteve anëse që mund të kenë shkaktuar medikamente të caktuara, si ilaçet për astmën apo ato kundër depresionit. Nëse kjo gjendje ripërsëritet vazhdimisht atëherë duhet të kontrolloheni tek një mjek. Dridhja tek vetëm njëra dorë mund të jetë shenjë e sëmundjes së Parkinsonit.

Ngjyra e thonjve zbulon problemet me veshkat

Gjatë një studimi të kryer nga hulumtuesit shkencorë indianë, ata zbuluan se nga 100 pacientë që vuanin nga sëmundja kronike e veshkave, 36% e tyre kishin thonj me dy ngjyra (gjysma e thoi ishte në ngjyrë të bardhë, ndërsa gjysma tjetër ishte kafe). Kjo gjendje mund të shkaktohet nga rritja e përqendrimit të hormoneve të caktuara dhe anemisë kronike, të dyja këto veçori të sëmundjes kronike të veshkave.

Forca e shtrëngimit të duarve zbulon shëndetin e zemrës

Sipas një studimi të publikuar tek revista “Lancet”, ku janë përfshirë gati 140 mijë të rritur në 17 shtete, forca e shtërngimit të duarve mund të parashikojë rrezikun për të pësuar një sulm në zemër ose goditje në tru. Sipas ekspertëve, forca e shtrëngimit të duarve është një parashikues më i mirë i vdekjeve se tensioni i gjakut. Ata rekomandojnë që të bëni sa më shumë ushtrime aerobike për të ulur rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

Djersitja e duarve zbulon Hiperhidrozën

Djersitja e tepërt e duarve mund të jetë një simptomë e menopauzës ose të një problemi me tiroidet, si dhe hiperhidrozës, ku gjëndrat superaktive të djersës shkaktojnë më shumë djersitje seç duhet. Shumica e njerëzve me këtë gjendje djersitin jo vetëm tek duart, por edhe poshtë krahëve apo tek këmbët.

Pin It