Falje e plotë e taksave për ata që çregjistrojnë makinat

Ihtiyac-Kredisi-Cekmeden-Once-Bu-4-Hesaplamayi-Yapin

Drafti përfundimtar i Ministrisë së Financave parashikon faljen e plotë të taksave për të gjithë ata që vendosin të çregjistrojnë mjetet e tyre. Kjo do të thotë që do të falen të gjitha detyrimet e papaguara së bashku me penalitetet që nga viti 2012.

Po ashtu drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, thotë se do të falen gjobat e prapambetura për të gjithë ata drejtues që dëshirojnë të mbajnë mjetet në qarkullim dhe që paguajnë taksat e papaguara.

Sipas vlerësimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ekzistojnë rreth 100 mijë mjete të regjistruara që nuk qarkullojnë, ndërsa numri i pronarëve që janë debitorë për shkak të taksave të papaguara shkon mbi 88 mijë.

Pin It