Rritet numri i bizneseve pasive në vend

Tips-for-academic-job-interview-1080x675

Bizneset pasive arritën në 106,439 sipas listës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve e cila shënon këto biznese. Zhvillimet tregojnë se rreth gjysma e bizneseve në vend kanë pushuar aktivitetin.

Lista e bizneseve pasive numëronte 95,089 subjekte në muajin gusht. Kjo do të thotë se për pesë muaj kësaj liste i janë shtuar 10.000 biznese të reja.

Bizneset që kalojnë në status pasiv nuk kanë ushtruar veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm dhe nuk kanë dorëzuar deklarata tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm.

Në muajin maj lista u publikua për herë të parë dhe tregoi se rreth 91 mijë biznese kishin pushuar aktivitetin. Që nga maji i vitit të kaluar kanë kaluar 8 muaj dhe lista e bizneseve pasive është shtuar me 15 mijë subjekte.

Ministria e Financave ka sqaruar se bizneset pasive datojnë që prej vitit 1991 dhe ka pasur qindra e qindra parregullsi në pasivitetin e tyre të regjistruar ndër vite. Shumë prej tyre kanë falimentuar, por nuk kanë bërë procedurën e falimentit, shumë të tjera janë mbyllur dhe nuk kanë bërë procesin e mbylljes, biznese të tjera kanë kaluar në pasivitet ligjor dhe nuk janë pastruar kurrë nga regjistrat.

Pin It