Do të hiqen vulat në pasaporta që vihen në dogana

pasaporte-e1442309895183-655x356-905x395

Në mbledhjen e djeshme Komisioni Parlamentar i Sigurisë diskutoi edhe projektligjin për “Kontrollin Kufitar”, ku sipas zëvendësministrit të Brendshëm, Stafan çipa, ndryshimet synojnë lehtësimin e lëvizjes së lirë duke thjeshtuar procedurat për kalimin e qytetarëve në dogana. Çipa tha se shumë shpejt do të hiqen vulat në pasaporta gjatë kalimit në kufi. “Do të hiqen vulat në pasaporta që vihen në dogana. Qytetarët do të regjistrohen në mënyrë elektronike në kufi”, tha Çipa. Ndërsa lidhur me draftin në fjalë, zëvendësministri i Brendshëm deklaroi se projektligji i ri është në përputhje me standardet e Shengenit, teksa shtoi se qytetarët do të regjistrohen në mënyrë elektronike. “Ky projektligj është në përputhje të plotë me legjislacionin e Bashkimit Europian lidhur me lëvizjen e lirë dhe menaxhimin e kufirit me kodin Shengen si një koncept ombrellë që ndahet nga verifikimi kufitar dhe gjithashtu duke përcaktuar termat të tilla si mbikëqyrja kufitare apo veprimtaria në vijën kufitare, deri te kontrolli kufitar. Këto terma janë të gjithëpranuara tashmë, jo vetëm në legjislacionet nacionale, por edhe në legjislacionin e Bashkimit Europian, si standardi minimal për t’u përmbushur dhe nga Republika e Shqipërisë”, u shpreh ndër të tjera zëvendësministri i Brendshëm, Stefan Çipa.

Pin It