Paketa fiskale lehtësuese, përfitojnë 1.050 biznese

20160216113723905646

Qeveria shqiptare ka thjeshtuar paketën ekonomike për bizneset eksportuese në vend. Në një deklaratë për shtyp, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se nga vendimi për paketën fiskale lehtësuese, përfitojnë 1.050 biznese në Shqipëri.

“Ka ndryshuar një nga procedurat penguese dhe bëhet fjalë për një vendim për tatimin mbi vlerën e shtuar. Me ndryshimin që kemi bërë, përfitojnë rimbursim automatik 50% e bizneseve dhe sipërmarrjeve eksportuese në vend, ku këto ndërmarrje do të rimbushen për 30 ditë, – tha Ahmetaj. – Brenda 30 ditëve do të marrin rimbursimin e TVSH-së, edhe kur tatimet janë në kontroll për rimbursimin”.

Ahmetaj përsëriti edhe një herë se me masat që ka ndërmarrë qeveria, ekonomia shqiptare e ka lënë krizën papa: “Ekonomia shqiptare, më në fund po kalon në fazën e dytë të zhvillimit të saj. Kemi lënë krizën papa, kemi pastruar gjithë ato gropa që gjetëm nga qeveria tjetër dhe të gjitha këto thjeshtime procedurash, tregojnë më së miri se ekonomia jonë ka hyrë në një cikël të gjatë rritjeje të qëndrueshme”.

Pin It