Kina ndërton kompjuterin më të fuqishëm në botë

superkomp

Kina ka ndërtuar një superkompjuter, i vlerësuar si kompjuteri më i fuqishëm në botë.

Makineria Sunway TaihuLight  kryen rreth 93 triliardë veprime për sekondë. Ai është ndërtuar nga Qendra e Superkompjuterave në Wuxi dhe është dy herë më i shpejtë se paraardhësi i tij, Tianhe-2.
Kompjuteri është i pajisur me 10.5 milionë core dhe 40.960 node dhe operon me një system Linux.

“Të mendosh që një dekadë më parë Kina nuk kishte asnjë prodhim në listën e 500 superkompjuterave, kjo është një arritje e madhe”, thotë Top500.
Aktualisht Kina ka 167 superkompjutera në këtë listë, përfshirë këtu edhe dy vendet e para që mbahen TaihuLight dhe Tianhe-2, ndjekur nga Shtetet e Bashkuara që kanë 165.

Pin It