Berat, qyteti – muze pajiset me Zyrën e Informimit dhe Promovimit të Turizmit

berat

Qyteti i Beratit ka tashmë Zyrën e Informimit dhe Promovimit të Turizmit, e cila do iu vijë në ndihmë vizitorëve të shumtë të këtij qyteti.

Zyra është e projektuar si një muze i vogël dhe ndodhet në qendër të qytetit të mbrojtur nga UNESCO. Çdo vizitor mund të informohet tashmë për destinacionet turistike, për traditat e artizanit, harmoninë fetare përmes broshurave dhe përmes një aplikacioni online.

“Kemi promovim në një broshurë të artizanatit. Hartat dhe fletëpalosjet turistike kanë pikat më me atraksion si dhe risi e zyrës së informacionit turistik është aplikacioni, i cili mjafton të shkarkosh “Visit Berat” dhe aty gjen gjithçka mbi atraksionet, akomodimet dhe çdo informacion për qytetin”, – shprehet Mishela Muxhaj, përgjegjëse për promovimin turistik.

Sipas të dhënave të drejtorisë së turizmit pranë Bashkisë Berat, numri i vizitorëve gjatë 6 muajve të parë të këtij viti është rritur me 50%.

Pin It