Matematika na lejon të besojmë, sot shpresat e fundit

13443316_1160338304019014_7415839771233688134_o

Matematika na lejon të ëndërrojmë dhe tani shpresat tona janë të varura, tek Italia dhe Belgjika ne grupin E dhe Hungaria ne grupin F.

Një nga variantet që na ndihmon neve është që Italia dhe Belgjika të fitojnë ose të barazojnë ndeshjet e fundit përkatësisht ndaj Republikës së Irlandës dhe Suedisë.

Por përveç kësaj na nevojitet edhe një rezultat tjetër. Ka shumë pak shanse të ndodhë, por ajo që e kualifikon Shqipërinë për në raundin tjetër është humbja e Portugalisë ndaj Hungarisë, çka do të thotë që Portugalia të eliminohet nga Francë 2016.

Fati na braktisi në 2 ndeshjet e para me Zvicrën dhe Francën, tani shpresojmë që në 90 minutat e fundit në 2 grupet E dhe F, fati të jetë me kuqezinjtë e De Biasit.

Pin It