Reforma në sektorin energjetik, pas 1 korrikut s’ka energji për dëmtuesit e matësave

Abonentët që dëmtojnë matësin e energjisë elektrike pas 1 korrikut nuk do të kenë më energji. Kështu paralajmëroi kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të procesit të pajisjes me matësa të rrethit të Matit.

“Jemi të angazhuar të çojmë matësin në çdo shtëpi dhe biznes që konsumon energji elektrike. Por ta kenë të qartë të gjithë ata që kujtojnë se duke thyer matësin do ti shpëtojnë rregullit të përgjithshëm se kush thyen matësin nuk ka për të marrë energji elektrike nga 1 korriku dhe kush nuk pranon matësin, nuk do të marrë energji elektrike nga 1 korriku”, – tha Rama.

Sipas tij ka ardhur koha që gjithkush të paguajë për energjinë elektrike që konsumon. OSHEE investoi rreth 5 milionë lekë në linjën e shpërndarjes në këtë zone duke siguruar furnizimin me energji elektrike të 25 familjeve të fshatit Gjinovec pas 15 vjetësh mungesë. Po ashtu 15 familje në fshatin Val-Martanesh përfituan një investim prej 14 milion lekësh që mundësoi furnizimin me energji elektrike pas 17 vjetësh.

Pin It