Sjelljet që duhen shmangur për të patur sy të shëndetshëm

s

Qëndrimi i tepruar me orë të gjata në celular dëmton sytë tuaj, i dobëson ata dhe i bën delikatë ndaj dëmtimeve. Përdorimi i telefonave celularë gjatë gjithë kohës është shndërruar në një mënyrë jetese në shoqërinë e sotme, por kjo sjellje duhet ndryshuar për të mirën e syve.

Po ashtu shikimi i televizorit dhe çdo lloj ekrani tjetër gjatë natës në errësirë është i dëmshëm për ju. Niveli i dritës është i pamjaftueshëm dhe drita e fortë e ekranit në një dhomë të errët detyron sytë tuaj të sforcohen për t’u përqëndruar. Përqëndrimi i tepërt shkakton dëmtimin e tyre.

Fjetja me lentet vënë është një tjetër faktor dëmtues për sytë e përdoruesve të lenteve. Mbajtja e lenteve gjatë gjumit mund të shkaktojë infeksion në sy. Në rast se ju i fërkoni sytë teksa i keni lentet vënë, rrezikoni të dëmtoni enët e gjakut që ndodhen në retinë.

Pin It