Qëndrimi i tepërt para kompjuterit , si t’i mbrojmë sytë

Puna me orë të gjata para një kompjuteri ka bërë që t’i dëmtojmë sytë pa e kuptuar. Ju nevojiten disa  këshilla për t’i mbrojtur ato nga kompjuteri apo telefoni:

-Sfondi përtej ekranit nuk duhet të jetë asnjëherë krejt i errët.

-Nuk duhet të ketë reflekse në ekran.

-Kontrasti dhe drita e ekranit duhet të rregullohen në vlera mesatare.

-Ekrani duhet të jetë rreth 50-60 centimetra larg syve, mundësisht të përdoret filtër për ekranin kundër reflekseve.

-Gjatë punës para kompjuterit është mirë që disa herë në orë të
shkëputet shikimi për rreth një minutë.

-Sytë të rrotullohen në ambientin përreth ose të paktën çdo një
orë të bëhet një pushim prej 15 minutash.

Pin It