Punësimi në vend, sektori i bujqësisë mbizotëron në 9 qarqe

bujqesi-620x330

Shumica e shqiptarëve në 9 nga 12 qarqe të vendit janë të punësuar në sektorin e bujqësisë. Të dhënat e grumbulluara nga INSTAT tregojnë perqindjet e të punësuarve në këtë sektor për 12 qarqet e vendit.

Listën e kryeson qarku i Dibrës, ku mbi 70% e forcës punëtore është e punësuar në bujqësi, ndërsa pjesa tjetër e popullsisë punon në sektorin e shërbimeve dhe industrisë. Në qarkun e Kukësit 68.4% e popullsisë së aftë për punë është e angazhuar në bujqësi dhe vetëm 26% në shërbime.

Po ashtu në qarkun e Elbasanit, edhe pse qyteti vetë në dukje është industrial, përqindja e të punësuarve në sektorin e bujqësisë është më e lartë, plot 63%. Situata paraqitet e ngjashme në Korçë dhe Shkodër.

Ndërsa Gjirokastra është qarku me ekulibrin më të mirë midis sektorëve të bujqësisë, industries dhe shërbimeve. Në qarkun e Lezhës sektori i shërbimeve është mbizotërues si rrjedhojë e zhvillimit të turizmit në zonën e Shëngjinit dheTalës.

Tirana, Durrësi dhe Lezha janë qarqet e vetme që dominohen nga sektori i shërbimeve dhe industria.

Pin It