Panariti në Gjermani, kërkon mbështetje për bujqësinë e blegtorinë

unnamed

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti zhvilloi një vizitë zyrtare në Gjermani, ku u takua me Ministrin Federal të Bujqësisë, Christian Schmidt dhe Shefen e Bundestagut gjerman, Kordula Kovaç.

Panariti kërkoi mbështetjen gjermane për zhvillimet e mëtejshme të rrjetit laboratorik të analizave fito-sanitare të produkteve bujqësore dhe blegtorale për të përballuar situatat e emergjencave me sëmundje të panjohura si Dermatoza.

Ministri gjerman Schmidt përgëzoi ministrin Panariti për punën e bërë për përballimin e situatave dhe siguroi homologun shqiptar, për mbështetjen në krijimin e një laboratori rajonal analizash, i cili do të mbulojë të githa vendet e Ballkanit Perëndimor, specifikisht Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Ky laborator do të asistohet nga një laborator gjerman reference, me qëllim shmangien e vonesave dhe kontestimeve mbi pastërtinë e produkteve bujqësore në pikat doganore dhe në mbështetje të lehtësimin të marrëdhënieve tregtare midis këtyre vendeve.

Gjatë vizitës në Berlin, Ministri Panariti takoi dhe Parlamentaren e Bundestagut gjerman Kordula Kovaç, e cila siguroi se do të ndihmojë Shqipërinë me asistencë juridike, që të përfitojë nga fondet e BE për vendet paraaderimit.

Pin It