Ervis Gobuzi: “Mali më mësoi qetësinë dhe durimin”

ZK1A1040

Visare Shqiptare këtë javë solli energji dhe aventurë mali. Ishim në bisedë me fotografin Ervis Kobuzi, i cili na tregoi për frymëzimin dhe adrenalinën që të jep natyra, e konkretisht mali.

Ervisi e nisi bisedën duke treguar sesi kishte filluar lidhja e tij me malin. Ai tregoi se duke qenë fotograf kureshtja të shtyn që ato që i sheh në foto ti shohësh vet me sytë e tu.

Ngjitja në mal ka shumë detaje, të cilat nuk kapen nga çdo njeri. Kështu ndodhi edhe me Ervisin i cili na tregoi se teksa po ngjiste majën e Dajtit nga mbrapa dëgjon një zhurmë uji dhe ishte një ujëvarë nga e cila dolën jo vetëm foto mahnitëse por edhe një shplodhje mendore.

I ftuari jonë tregoi se malet shqiptare ndryshojnë shumë nga njëri- tjetri. Nuk janë aspak rutinë, janë disa shtigje për të shkuar në të njëjtin mal,por asnjë nuk është njëlloj. Mund të mendohet që në një mal njëherë shkohet, por Ervisi tha se kushtet klimaterike e bëjnë të njëjtin mal ndryshe sa herë që ti ngjitesh, kështu ndodhi me të në malin e Cikës.

Ndër të tjera, Ervisi veçoi alpet shqiptare për të cilat tha se janë mjaft sfiduese e të falin shumë energji e kenaqësi.

Gjatë bisedës i ftuari jonë tregoi se çfarë i kishte mësuar atij ngjitja në mal.

“Mali më ka mësuar qetësinë dhe durimin, nuk mund ta bësh një ngjitje me inat”, kështu u shpreh Ervisi për ate çka i ka mësuar mali.  Po ashtu ai tha se natyra është doktori i syve, të ndihmon të qetësohesh, të pushosh e të jesh sa më produktiv për jetën.

Në fund Ervisi tha se natyra duhet shijuar, është një dhuratë prej Zotit, nuk duhet mjaftuar vetëm me një foto, por duhet prekur nga afër për t’ia ndjerë edhe më shumë lezetin.

Për më shumë: https://soundcloud.com/spektrum-group/ervis-gobuzi-mali-me-mesoi-qetesine-dhe-durimin

 

Pin It