Vendin e fermerëve tashmë do ta zënë robotët..

Teknologjia nuk di të ndalet, këtë po e provon me shpikjen e fundit. Bëhet fjalë për robotët që do të bëjnë shërbime bujqësore duke zëvendësuar kështu fermerin.

Inxhinierët nga Universiteti Harper Adams në Shropshire po punojnë për të prodhuar robotë që mund të mbjellin fara, t’i ujisin dhe ti korrin ato, pa ndihmën e ndonjë fermeri.

Robotët mund të mbjellin në mënyrë autonome fara, të shkulin barërat e këqija, të vadisin dhe të spërkasin me helm bimët, pa pasur nevojë për një fermer.

Robotët nuk do t’i korrin të mbjellat derisa ato të jenë të pjekura mirë, e gjithashtu mund të heqin zarzavatet e prishura dhe të pangrënshme. Koha kur do t’i shohim robotët fermerë të fillojnë të përdoren nuk do të jetë e largët, pasi ekspertët parashikojnë se mund të dalin në fushat e mbjella që në vitin 2020.

Pin It