Në Rusi, Roman Ponomaryov ka ndërtuar një kopje të stadiumit rreth 640 milionë eurosh të St. Petersburgut, por me kashtë.
Rusia është e interesuar për të pasur më pak shpenzime gjatë përgatitjeve për Kupën e Botës 2018 dhe një fermer ka ofruar një zgjidhje duke përdorur kashtën. Stadiumi i St. Petersburgut pritet të mirëpresë shtatë ndeshje gjatë Kupës së Botës, përfshirë edhe një gjysmëfinale.
Arena e këtij stadiumi thuhet se është bërë nga rreth 4500 dengje kashte dhe mund të vizitohet nga rreth 300 spektatorë. Aty tanimë është organizuar edhe turneu i parë, fillimisht për vendasit.