Jetë në -69.8 gradë Celsius, nënte vendet më të ftohta

61191

Njeriu ndër vite ka mësuar që të jetë i aftë të përshtatet dhe të jetojë në klima të ndryshme nga ato më të ftohtat e deri tek ato më të lartat. Më poshtë do të gjeni shtetet që kanë temperaturat më të ftohta në botë.

1.Verkhoyansk, Rusi

Verkhoyansk, në Rusi që gjendet afër rrethit arktik është një prej vendeve më të ftohta në botë bashkë me Oymyakon. Në vitin 1892, këtu ishte regjistruar temperatura ekstreme prej -69.8 gradë Celsius. Në këtë rajon në shekullin 20-të dërgoheshin të jetonin të përndjekurit politik.

2.Grenlanda

Grenlanda ka klimë arktike, ndërsa temperaturat aty nuk kalojnë +10 gradë Celsius madje as në ditët më të ngrohta të verës. Në vitin 1954, në këtë vend-ishull, është regjistruar temperatura ekstreme -66.1 gradë Celsius.

3.Snag, Yukon, Kanada

Kanadaja shtrihet deri në Arktik dhe nuk është për tu befasuar se ky vend ka ndër klimat më të ashpra në botë. Sipas të dhënave meteorologjike, vendi më i ftohtë i banuar në Kanada është Snag, në Yukon, ku në vitin 1947 temperatura kishte zbritur në -63 gradë Celsius.

4.Alaska, SHBA

Prospect Crëk, në Alaskë është një prej vendeve më të ftohta në SHBA dhe në botë, ku në vitin 1971 temperatura kishte zbritur në -62 gradë Celsius. Në këtë vend jetojnë punëtorët që kujdesen për naftësjellësin e Alaskës.

5.Riverside, Wyoming, SHBA

Riverside është një prej vendeve më të ftohta të banuara në pjesën kontinentale të SHBA-ve, ku në vitin 1933 ishte regjistruar temperatura -54.4 gradë Celsius. Kjo zonë është pak e banuar, në fakt aty jetojnë 52 banorë të patrembur.

6.Vuoggatjalme, Suedi

Pjesa dërmuese e Suedisë ka një temperaturë mesatare, në pjesët veriore të saj variojnë temperaturat ekstremisht të ftofta. Temperatura më e ultë që është regjistruar ndonjëherë në Suedi është ajo -52.6 gradë Celsius në Vuoggatjalme, një destinacion i popullarizuar turistik.

7.Lapland, Finlandë

Lapland është një prej rajoneve më të ftohta në botë. Në Kittila, Lapland në vitin 1999 ishte regjistruar teperatura prej -51.5 gradë Celsius. Në këtë zonë rekreative jetojnë mbi 6.000 banorë.

8.Dras, Indi

India njihet si vend shumë i nxehtë me klimë tropikale, mirëpo rajoni Kargil, me saktësisht qyteti Dras, është një vend tejet i ftohtë. Për shkak të lartësisë mbidetare dhe pozitë gjeografike, gjatë dimrit temperatura më e ‘butë’ në Dras është -22 gradë Celsius, ndërsa rekordi i shënuar -50 °C.

9.Roros, Norvegji

Qyteti i minatorëve Roros, në Norvegji njihet për klimë polare dhe dimër të ftohtë, ku temperaturat zbresin deri në -50 gradë Celsius. Gjatë sezonit dimëror, në fshatrat e kësaj zone, siç është Karasjok temperatura konstante shkon rreth -40 °C.

 

Pin It