Kapshticë, fluks dhe vonesa

kapshticee

Vazhdon fluksi i lëvizjeve të udhëtarëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, një prej pikave më të rëndësishme në vend.

Pasi kanë kaluar ditën e Krishtlindjes në vend, mijëra emigrantë këtë të hënë kanë nisur rikthimin drejt shtetit grek, ndërsa nuk kanë munguar as qytetarët shqiptarë të cilët zgjedhin që këto ditë t’i kalojnë jashtë Shqipërisë.

Intensiteti i lëvizjes është shoqëruar edhe me vonesa dhe radhë, të cilat janë shënuar kryesisht në oraret e pikut të lëvizjes, ndërsa si gjithmonë në raste festash pala greke nuk ka marrë asnjë masë për ta lehtësuar kalimin e kufirit për të gjithë udhëtarët.

Sipas të dhënave, autoritetet shqiptare në këto ditë festash kanë shtuar sportelet e kontrollit të dokmentacionit për ta bërë sa më të lehtë udhëtimin si në hyrje ashtu edhe në dalje për të gjithë shtetasit, masa të cilat do të vijojnë deri në ditët e para të vitit 2017.

Ndërsa homologët grekë, pavarësisht ngarkesës kanë vijuar punën e tyre me një numër të reduktuar sportelesh. Kontrollet e imtësishme, të cilat ushtrohen nga autoritetet greke për çdo mjet që kërkon të hyje në shtetin fqinj, gjithashtu kanë ndikuar në vonesat e udhëtareve.

Sipas të dhënave, pala jonë ka punuar me 5 sportele në dalje dhe 3 në hyrje, ndërsa ajo greke me 3 sportele në hyrje dhe 2 në dalje.

Pin It