Ky det është……..i mirë!

Një fëmijë humbi këpucën në det. Kur doli në breg shkroi mbi rërë: “Ky det është hajdut”.

Jo shumë larg tij, një peshkatar që kishte zënë atë ditë shumë peshk, shkroi: “Ky det është bujar”.

Kur një djalë i ri u mbyt në det, e ëma e pikëlluar në breg shkroi: “Ky det është vrasës”.

Ndërsa një plak që gjeti një margaritar në det, ia vuri emrin: “Deti i mirë”. Nuk vonoi shumë, erdhi një dallgë e madhe dhe i fshiu të gjitha ç’ishin shkruar për detin, në breg.

Gjithkush e sheh jetën nga një këndvështrim i caktuar… Ti bëj mirë sa të mundesh!

 

Pin It