Studim: Udhëtimet në fshat dhe det, të mira për mendjen dhe shpirtin

Pa dyshim që shëtitjet dhe udhëtimet në mal dhe det pëlqehen nga shumë njerëz. Një studim i ri ka hulumtuar dhe ka zbuluar që ka një arsye pse na pëlqen të udhëtojmë.

Pasi i kishin pyetur më shumë se 4.500 vullnetarë të rikujtojnë një vizitë të fundit në vende të tilla, hulumtuesit kanë zbuluar se shumica prej tyre kishin treguar për një lidhje të mahnitshme mes natyrës dhe ndjenjave të ndryshme.

Ata kishin deklaruar se udhëtimet e tilla pranë vendeve bregdetare apo rurale kishin qenë të mira për mendjen dhe shpirtin e tyre, ndërsa u kishin shkaktuar një komoditet të jashtëzakonshëm psikologjik.

Raporti i shkencëtarëve thotë se natyra mund ta forcojë ndjenjën e lidhjes së individit me botën natyrale, mund t’i bëjë individët të ndihen më të relaksuar dhe rifreskuar. Përveç kësaj, ekskursionet në vende të tilla janë të mira për shëndetin e përgjithshëm, si për atë mendor, ashtu edhe për atë fizik.

Pin It