Studim: Në të ardhmen më shumë se 250,000 të punësuar në Britani do të zëvendësohen nga robotët

robote

Në Britani më shumë se 250,000 vende pune të zëna nga sektori publik mund të zëvendësohen nga robotë në 15 vitet e ardhshme.

Studimi, i kryer nga një grup shkencëtarësh Britanikë të shoqatës “Reform”, zbulon se në Britani të punësuarit mund të zëvendësohen deri në vitin 2030, duke i shpëtuar taksapaguesit nga taksa që shkojnë deri në 4 miliard paund në vit.

Thuhet se robotët dhe inteligjenca artificiale do t’ia kalojë njeriut duke i marrë punën duke u bërë më efikase në mbledhjen e të dhënave dhe punëve administrative, por gjithashtu edhe në punët në shëndetësi, si për shembull në përcaktimin e diagnozave të lehta për pacientët dhe në procedurat kirurgjike.

“Reform” në një konferencë për shtyp tha se studimi shpalos faktin se këto shërbime publike mund të kthehen në shpikjen e madhe të ardhshme, duke përdorur një ekonomi të përshtatshme për të punësuar doktorë dhe mësues të përkohshëm.

Pin It